Bashkimi ka arritur fitoren e dytë rresht në Ligën Ballkanike pas triumfit të javëve më parë kundër Tiranës.
Prizrenasit triumfuan si mysafirë të skuadrës malazeze Ibar Rozaje me rezultat 93:78.
Basketbollistët mysafirë treguan cilësitë e tyre gjatë gjithë ndeshjes duke arritur fitore, e cila i dërgon në pozitën e katërt, po aq pikë sa edhe ekipi i vendit të tretë, Levski.
Çereku i parë ishte jashtëzakonisht i mirë për portokallezinjtë, ku krijuan epërsi dyshifrore kundrejt vendasve 31:18.
Por, periudha e dytë ishte më e dobishme për vendasit që arritën të shkrinin disavantazhin dhe në fund shifrat në semafor tregonin rezultat 45:45.
Megjithatë në pjesën e dytë sërish të besuarit e ndihmës trajnerit Ilmen Bajrit, i cili zëvendësonte të larguarin Stratos Koukouledis, treguan cilësitë e veta duke shënuar në fund edhe fitore.
Në dhjetë minushtin e tretë, Bashkimi sërish ngritën epërsinë në 15 pikë duke e përfunduar këtë periudhë të ndeshjes me rezultat 69:54.
Pjesën e fundit të takimit, skuadra jonë arriti të menaxhoi epërsinë e krijuar më parë dhe kështu triumfoi me rezultat 93-78.
Basketbollisti më i mirë te skuadra e Bashkimit ishte Vincent Zollo, i cili realizoi pikë ndërsa te vendasit u veçua Marko Perovic me 30 sosh.
Pas kësaj, Bashkimi ka bilanc prej katër fitoreve dhe pesë humbjeve ndërsa për Ibar Rozajen, kjo ishte humbja e tetë kundrejt një fitoreje. /Telegrafi/
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...