Bashkimi ka arritur të shënoj fitore me rezultat 128-65, në kuadër të xhiros së 24-të në elitën e basketbollit kosovar.
Kjo fitore për ‘Arpagjikt’ erdhi pas dy humbjeve me radhë në elitë, shkruan Arbresh.info.
Bashkimi gjatë gjithë kohës ishte në epërsi teksa në çerekun e fundit e thelloi atë edhe më shumë.
Më të dalluarit në këtë ndeshje ishin Erik Copes me 21 pikë e nëntë kërcime dhe Eduards Hazners shtoi 21 pikë dhe gjashtë kërcime.
Kurse për Istogun më i dalluari si zakonisht ishte Arian Azemi me 28 pikë ku shtoi edhe gjashtë kërcime.
Ndërsa lojë të mirë bëri dhe Donat Rexhepi shtoi 20 pikë dhe gjashtë kërcime.
Bashkimi është i gjashti në tabelë me nëntë fitore e 15 humbje, kurse Istogu është në vendin e fundit me një fitore dhe 23 humbje./Arbresh.info/
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...