Ndeshja e tretë gjysmëfinale e play-offit mes Bashkimit dhe Pejës mbrëmë nuk u përcoll pa incidente.
Në palestrën “Sezai Surroi”, pesë sekonda pa përfunduar takimi ku rezultati ishte 84-78 në të mirë të Bashkimit, agravoi gjithçka në pjesën VIP të sallës, ku më pas filluan edhe hedhjet në parket, shkruan Arbresh.info.
Përmes një komunikate të gjatë, KB Bashkimi ka reaguar në rrjetin social Facebook dhe ka treguar gjithë historinë e ngjarjes.
Sipas tyre thuhet se gjithçka lindi nga një keqkuptim i sigurimave të cilët janë aty për ta mbajtur nën kontroll situatën.
“Për fat të keq, për shkak të një keqkuptimi dhe reagimit jo të duhur të menaxhimit të situatës nga ana e sigurimit të brendshëm, i cili është i kontraktuar nga klubi për t’u kujdesur për sigurinë në sallë, në mënyrë të paqëllimshme ndodhi një incident dhe një situatë e papëlqyeshme vetëm pesë sekonda para përfundimit të ndeshjes, kur rezultati tashmë ishte i qartë. Veprime këto që nuk pasqyrojnë vlerat dhe qëllimet tona sportive”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Më tej ata theksuan se nuk kishte të bënte as me klubi pejan siç “KB Peja”, pretendoi përmes një postimi në Facebook mbrëmë, por pastaj e fshiu atë dhe as me gjyqtarët e ndeshjes.
“Incidenti nuk kishte të bëjë me asnjë nga akterët brenda fushës as me gjyqtarët as me klubin KB Peja, siç edhe shihet në të gjitha videot dhe fotografitë por ishte një incident i ndodhur në zonën e ulëseve që gjenden në parket dhe në asnjë moment akterët që gjenden brenda në fushës nuk kanë qenë të atakuar”, shkruhet më tutje në reagim
KY ËSHTË REAGIM I PLOTË I KB BASHKIMIT:
Seria gjysmëfinale mes këtyre dy ekipeve është 2-1 në të mirë të Bashkimit, teksa në finale shkon skuadra që arrin tri fitore e para. Ndeshja e katërt luhet të enjten në Pejë./Arbresh.info
Gërvalla në Luksemburg për 40-vjetorin e Marrëveshjes së She...
“Dyert e ferrit do të hapen së shpejti”, komandanti i Gardës...
Ministri i Jashtëm iranian: Izraeli do të pendohet për agres...
Albion Rrahmani i nënshtrohet operimit në këmbën e djathtë
Ambasadori Dugolli takohet me Fleming, diskutohet për forcim...
Izraeli nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit