Befasia e sivjetme e Ligës Ballkanike, Bashkimi, nuk ka arritur të triumfojë kundër BC Levski Lukoil në finalen e kësaj gare që u zhvillua në Samokov të Bullgarisë (83-72).
Skuadra nga Kosova e nisi më mirë sfidën duke krijuar epërsi në çerekun e parë, të cilin e mbylli me tri pikë avantazh (15:18).
Mirëpo, në dhjetëminutëshin e dytë, Levski bëri një përmbysje (27:19) dhe shkoi në pushim me epërsi prej pesë pikësh (42-37).
Diferenca ishte vetëm një pikë në çerekun e tretë (21:22), mirëpo ekipi bullgar vazhdonte të kishte epërsinë.
Ndërsa në pjesëlojën e fundit, Levski luajti më mirë (20:13) dhe arriti ta fitonte ndeshjen me nëntë pikë epërsi (83-72).
Ky është triumfi i tretë i skuadrës bullgare në Ligën Ballkanike, pas fitoreve në vitin 2010 dhe në vitin 2014. Ndërsa në dy raste ka qenë finalist, në vitet 2012 dhe 2013.
Kujtojmë që Bashkimi i befasoi të gjithë duke u futur për herë të parë në ‘Final Four’, ndërsa në gjysmëfinale arriti ta mposhtte Rilski Sportistin (72-71).
Derisa në gjysmëfinalen tjetër Levski fitoi ndaj KK Blokotehna-NB (85-81) dhe në këtë mënyrë arriti në finale.Derisa Levski Lukoil është kampioni sivjetmë dhe Bashkimi nënkampion i Ligës Ballkanike, në duelin për vendin e tretë, Rilski fitoi ndaj Blokotehnas me rezultat 92-79.
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?