Bashkimi është skuadra e parë në basketbollin kosovar që ka kompletuar rosterin e skuadrës për sezonin e ri në basketboll.
Gjithashtu tash e disa javë kanë filluar edhe përgatitjen për sezonin e ri, shkruan Arbresh.info.
Që të jenë sa të gatshëm për turneun e parë të sezonit, Superkupën e Kosovës, skuadra prizrenase do të filloj së shpejti edhe ndeshjet miqësore.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bashkimi ka bërë të ditur se do të luajnë miqësoren e parë ndaj skuadrës së inkuadruar në Superligë, Bora Basketball.
Ndeshja do të luhet me datë 24 gusht me fillim nga ora 18:00.
Kujtojmë se sezoni i ri në basketboll fillon me Superkupën e Kosovës nga data 7-11 shtator. /Arbresh.info
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve