Bashkimi ka arritur të mposht skuadrën e Pejës me rezultat 84-78 në kuadër të xhiros së 21-të në kuadër të Superligës së Kosovës në Basketboll.
Pjesa e parë i takoi Pejës e cila pati avantazh prej dy pikësh 50-48, shkruan Arbresh.info.
Teksa Bashkimi u rikthye për të fituar pjesën e dytë dhe në fund triumfoi 84-78.
Më meritori në këtë fitore ishte Erik Copes që realizoi 24 pikë, shtoi nëntë kërcime e tri asistime.
Lojë të mirë bëri edhe Lejson Zeqiri me 19 pikë e nëntë kërcime, e Jalan Mccloud që shënoi 20 pikë.
Teksa për Pejën më i dalluari ishte Larry Thomas me 17 pikë.
Në këtë lojë luajti edhe transferimi i ri i Pejës, Kwane Vaughn që shënoi gjashtë pikë.
Kjo ishte humbja e gjashtë për Pejën krahas 15 fitoreve, ndërsa Bashkimi realizoi triumfin e tetë këtë sezon ku ka edhe 13 humbje./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...