Bashkimi ka arritur të mposht skuadrën e Istogut me rezultat 90-73, në kuadër të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në Basketboll.
Istogu e nisi më mirë ndeshjen duke fituar çerekun e parë, mirëpo kaq kishte forcë skuadra istogase, pasi Bashkimi arriti të këndellet dhe shkoi me një pikë epërsi 49-48 në pushimin mes pjesëve, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa pjesën e dytë e dominoi Bashkimi kur në fund arritën të përmbyllnin me fitore të thellë prej 17 pikëve, 73-90.
Istogu humbi ndeshjen përgjatë çerekut të tretë ku realizoi vetëm tre pikë brenda 10 minutave.
Më i dalluari në këtë ndeshje për Bashkimin ishte Lejson Zeqiri me 24 pikë.
Kurse për Istogun Arian Azemi me 23 pikë.
Bashkimi është në vendin e gjashtë me 6 fitore e 11 humbje kurse Istogu mbyll tabelën e klasifikimit me 1 fitore e 16 humbje./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...