Bashkimi realizon fitoren e radhës në elitën e basketbollit kosovar duke mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultat 66-77.
Prizrenasit e nisën ndeshjen për mrekulli duke mbyllur pjesën e parë në epërsi 25-36, shkruan Arbresh.info.
Portokallezinjtë formën e mirë e treguan edhe në pjesën teksa, Ylli fitoi vetëm çerekun e fundit por ishte i pamjaftueshëm për ta shmangur humbjen.
Tek mysafirët u dalluan Mack Smith me 22 pikë, Maliek White që realizoi 16 sosh dhe Valon Bunjaku shtoi edhe 12 tjera.
Kurse për vendasit si gjithmonë Terrell Broën ishte më i dalluari me 24 pikë, teksa lojë të mirë bëri edhe Arian Qallakau që shtoi edhe 15 sosh.
Pas pesë ndeshjes, Bashkimi është pa humbje dhe kryeson në elitë, kurse Ylli njoftohet me humbjen e tretë këtë edicion.
Ndeshjen e ardhshme prizrenasit e luajnë ndaj Sigal Prishtinës kurse suharekasit përballen me Vëllaznimin./Arbresh.info
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin