Bashkimi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të fazën e ‘Play-Off’ të Superligës së Kosovës në basketboll.
Prizrenasit kanë triumfuar para shijuesve të vetë në palestrën ‘Sezai Surroi’ kundër pejës me rezultat të thellë 116:87.
Portokallezinjtë treguan superioritet kundër skuadrës pejane, e cila ditë më parë i ka liruar pothuajse të gjithë basketbollistët më të mirë si pasoj e një krize financiare që ka kapluar ‘Shqiponja’, transmeton telegrafi.
Qysh në çerekun e parë vendasit krijuan një epërsi të lartë prej 12 pikëve duke e përfunduar dhjetë minushtin e parë me rezultat 34:24.
Por, në çerekun e dytë pejanët shfaqën një ndeshje më të bukur dhe si rezultat i kësaj shkrin epërsinë e vendasve duke e mbyllur pjesën e dytë me disavantazh prej tre pikëve, 50:47.
Megjithatë, ‘Arpagjik’t’ shtrënguan radhët e veta dhe rikthyen avantazhin e lartë duke e përfunduar çerekun e tretë me rezultat 82:68.
Në periudhën e fundit, vendasit menaxhuan rezultatin dhe kështu triumfuan me rezultat 116:87.
Më i miri te Bashkimi ishte J.Black me 35 pikë ndërsa te mysafirët shkëlqeu Abramovic që realizoi 25 sosh.
Seria tash vazhdon në Karagaç të Pejës, ku do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës. Ekipi që arrin tre fitore së pari, kualifikohet në finale të Play-Off. Në rast se nuk zgjidhet fituesi pas dy ndeshjeve të radhës, atëherë seria në dy ndeshjet e fundit (të katërtën dhe të pestën) bartet në Sezai Surroi.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...