Bashkimi ka qenë nikoqir i Golden Eagle Yllit në ndeshjen e xhiros së 25-të në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll. Në duelin e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi”, skuadra vendase fitoi me rezultat 84-73.
Në çerekun e parë, prizrenasit shënuan vetëm dy pikë më shumë se ekipi nga Suhareka (26:24).
Mirëpo, në dhjetëminutëshin e dytë, nikoqirët ishin dominues duke i shënuar 21 pikë, kundrejt shtatë pikëve të Yllit dhe shkuan në pushim me epërsi prej 16 pikësh (47-31).
Pas pushimit, në fraksionin e tretë, mysafirët u kthyen duke i shënuar dhjetë pikë më shumë se kundërshtari (15:25) dhe gjithçka mbeti të vendosej në çerekun e fundit.
Me gjithë përpjekjet e Yllit për t’i ndryshuar gjërat, këtë pjesëlojë e fitoi Bashkimi (22:17), për ta fituar edhe takimin me epërsi prej 11 pikësh.
Kjo ishte fitorja e 20-të për Bashkimin që ka pësuar pesë humbje deri më tani dhe mban pozitën e dytë në tabelë me 45 pikë.
Golden Eagle Ylli pozicionohet në vend të tretë me 39 pikë, nga 14 fitore dhe 11 humbje dhe në ndeshjet e mbetura do të konkurrojë me Rahovecin se në cilën pozitë do ta përfundojnë kampionatin para ‘play-offit’.
Të hënën, Rahoveci luan kundër Pejës që këtë edicion nuk po kalon formë aspak të mirë. /Telegrafi/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...