Edhe Bashkimi Evropian është kundër Superligës Evropiane. Të paktën këtë lë të kuptohet në deklaratën e tij të fundit zv. presidenti i Komisionit të Bashkimit Evropian, Margaritis Schinas, i cili rreshtohet përkrah UEFA-s.
“Impenjimi ynë në drejtim të modelit sportiv europian, është i palëkundur dhe i pakushtëzuar. Natyrisht që ka një element komercial në sport dhe në futboll, por modeli sportiv europian u përket të gjithëve.
Do të vazhdoj të mbroj këtë ide të një modeli sportiv europian gjithëpërfshirës. Dhe jam shumë i kënaqur nga fakti që nuk jam i vetmi. Shtetet tona anëtare, Parlamenti Evropian, tifozët, të gjithë ndajnë këtë mënyrë për të parë sportin dhe futbollin në Europë“.
Ishte kjo përgjigja e zv. presidentit të Komisionit të Bashkimit Evropian, i pyetur në lidhje me Superligën. Me Schinas që nuk harroi të saktësonte: “Sigurisht që nuk do të komentoj vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian në lidhje me Superligën“./SS
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...