Bashkimi e ka mundur Feronikelin me rezultat 90:76 (29:16, 20:23, 27:14, 14:23), duke u kualifikuar në gjysmëfinale të “Oso Termosistem Final 8”.
Bashkimi e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat bindës 29:16. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, ku Nikli nuk lejoi prizrenasit të shkëputeshin në rezultat, duke e përfunduar këtë pjesë 20:23, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 49:39. Prizrenasit ishin edhe më bindës në periodën e tretë, që e fituan 27:14, duke thelluar edhe më shumë epërsinë, ku rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 76:53, gjithnjë për Bashkimin. Nikli hyri fuqishëm në 10 minutat e fundit, duke zvogëluar epërsinë në 78:70, por nuk arriti të bëjë më shumë dhe Bashkimi triumfoi në fund 90:76.
Stvie Clark ishte më i miri te Bashkimi me 31 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime, kurse te Feronikeli Dayon Griffin kishte 18 pikë, shtatë kërcime e katër asistime.
Bashkimi në gjysmëfinale do të luajë ndaj fituesit të duelit Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli./arbresh.info.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...