Klubi basketbollistik Bashkimi ka regjistruar fitore prej 100-84 përballë Ibarit të Rozhajës në kuadër të Ligës Ballkanike.
Në duelin e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi”, skuadra nikoqire u tregua për tri pikë më e mirë në çerekun e parë të ndeshjes (22:19).
Dhjetëminutëshi i dytë ishte i barabartë (21:21), ashtu që ekipi prizrenas shkoi në pushim me epërsi prej tri pikësh (43-40).
Më fuqishëm Bashkimi luajti në çerekun e tretë, në të cilin i shënoi gjashtë pikë më shumë se ekipi kundërshtar (25: 19).
Loja bindëse e skuadrës nga Kosova vazhdoi edhe në çerekun e fundit (32-25) për të siguruar një fitore të rëndësishme.
Nga 10 ndeshje të zhvilluara, Bashkimi tash numëron pesë fitore dhe pesë humbje, dhe është ngritur në vend të tretë në renditje.
Ibari është i fundit në tabelë me një fitore dhe nëntë humbje nga dhjetë ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...