Florentin Pogba, vëllai i madh i yllit të Manchester United, Paul Pogba, është sulmuar nga shokët e skuadrës së tij, Genclerbirligi, pasi la fushën e lojës duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak në terren.
Sipas medieve të përditshme në Turqi, Pogba u sulmua nga disa shokë të skuadrës, pas daljes nga fusha në fund të ndeshjes me Antalyasporin, të cilën ndeshje skuadra e tij e humbi 1:0.
Sipas këtyre medieve është dashur ndërhyrja e ekipeve të sigurimit për të mënjanuar më të keqen nga kjo zënkë.
Mbrojtësi la fushën në minutën e 88’ kur skuadra e tij po humbiste 0-1, pas një fjalosje me bashkëlojtarin e tij.
Gencerbirligi tashmë i kishte të kryera të tri zëvendësimet, dhe dalja e Pogbas acaroi bashkëlojtarët e tij.
27 vjeçari Pogba, ka nënshkruar kontratë prej 18 muajve me skuadrën nga Ankara në afatin kalimtar të janarit, duke u transferuar nga francezët e St Etiene.
https://twitter.com/90min_Football/status/993437813797523456
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...