Mbrojtësi veteran i Juventusit, Andrea Barzagli, ka konfirmuar se do të pensionohet në fund të këtij sezoni.
Futbollisti italian, i cili do të mbushë 38 vjet në muajin e ardhshëm, luajti 80 minuta në ndeshjen kundër Spalit, ndërsa bëri të ditur se ka vendosur ta mbyllë karrierën si lojtar aktiv.
“E kam menduar shumë dhe qe një kohë të gjatë, por ky është momenti i duhur që të pensionohem në fund të këtij sezoni”, ka thënë Barzagli për Sky Sport Italia.
“Duke marrë parasysh moshën time dhe të gjitha lëndimet me të cilat është dashur të përballem, kam vendosur që t’i var këpucët në qershor”, ka shtuar ai.
Qendërmbrojtësi është pjesë e Juves që nga viti 2011, ndërsa në të kaluarën ka luajtur për klube, si Ascoli, Chievo, Palermo e Wolfsburg.
Ai ishte pjesë e kombëtares së Italisë, e cila e fitoi Kampionatin Botëror në vitin 2006. /Telegrafi/
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...
‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t...
Zelensky: Ne duam t’i japim fund konfliktit me Rusinë në vit...