Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, dëshiron ta zbulojë sa më shpejt kush është në anën e tij dhe kush nuk është duke u kërkuar drejtorëve më pak besnikë ndaj tij të japin dorëheqje me pretendimit që kështu klubi mund ta zgjidhë problemin e krizës së koronavirusit me më shumë qartësi.
Josep Maria Bartomeu ndihet i fuqishëm në bordin e Barcelonës dhe për këtë arsye ka kërkuar ndryshime në pozitat e larta menaxhuese në Camp Nou, shkruan Marca, transmeton express.
57-vjeçari nuk ka të drejtë t’i shkarkojë nga puna anëtarët e bordit drejtues, mirëpo ai mund t’i zbresë ata nga pozita e tyre aktuale në një pozitë me rol më pak të rëndësishëm.
Në këtë mënyrë, Bartomeu do të kërkojë që drejtorët më kritikë ndaj tij të japin dorëheqje me pretendimin se kritikat e tyre pasi u shfaq kriza e koronavirusit ia kanë pamundësuar Barcelonës ta menaxhojë në mënyrën më të mirë të mundshme krizën.
Marca shkruan se Bartomeu e ka qëllim ta largojë një person më shumë sesa të tjerët. Bëhej fjalët për Emili Rousaud.
Rousaud u emërua zëvendëspresident vetëm pak muaj më parë, në janar të këtij viti. Megjithatë, situata ka ndryshuar në mënyrë radikale dhe tani Bartomeu dëshiron ta largojë atë nga pozita e tij, në mënyrë që t’ia japë dikujt tjetër atë rol.
Bartomeu ndien se ka mjaft fuqi në bordin e drejtorëve për të bërë ndryshime të tilla, të cilat Marca i quan si “grusht shteti” nga presidenti i Barcelonës.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...