Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka folur në konferencën e lamtumirës së sulmuesit Luis Suarez.
Uruguaiani pas gjashtë viteve përfundoi aventurën në “Camp Nou” duke iu bashkuar rivalit Atletico Madrid, transmeton portali arbresh.info.
Bartomeu i ka uruar suksese, kurse ia ka bërë me dije se Barcelona gjithmonë do jetë shtëpia e tij.
“Në emër të tifozëve të Barcelonës, shumë falënderime për gjashtë vite. Shpresoj që e ardhmja të vazhdoj në mënyrën më të mirë për ty”.
“Je i lumtur. Barcelona gjithmonë do jetë shtëpia jote. Ditën kur vendos të pensionohesh, shpresoj që të kemi një mbledhje dhe të thuash lamtumirë para të gjithë fansave, kur pandemia të përfundoi”, deklaroi ai.
Suarez për klubin blaugranas realizoi 198 gola duke fituar 13 trofe./arbresh.info.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare