Bartomeu: Liverpooli kërkoi 200 milionë euro për Coutinhon

23:19 | 18 Shtator 2017
Arbresh.info

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, thotë se është i lumtur që Paris Saint-Germain do të hetohet për transferimet e mëdha, ndërsa ka folur edhe për dështimin e transferimit të Philippe Coutinhos.

Barcelona është në halle pasi lojtari më i shtrenjtë në histori të klubit ka pësuar dëmtim.

“Nuk mund të them sa kemi ofruar për Philippe Coutinhon”.

“Liverpooli na kërkoi 200 milionë, por ne nuk i ofruam as 200 e as 150”.

“Klubet duhet t’i respektojnë rregullat dhe jam i lumtur që PSG do të hetohen, kjo është në interes të klubeve tjera”.

Ai foli edhe për kontratën e re të Lionel Messit duke thënë që ajo është nënshkruar nga babai i tij.

Sipas tij kanë mbetur vetëm fotot e lojtarit duke e nënshkruar kontratën pasi gjithçka ka mbarur.

Të ngjashme