Bartomeu dhe bordi konsiderojnë dorëheqjen në orët ose muajin e ardhshëm

13:18 | 27 Tetor 2020
Arbresh Info

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu nuk ka pranuar të ‘luftojë’ për postin e tij në votat e mosbesimit.

Sipas mediave spanjolle, Bartomeu dhe bordi do japin dorëheqje brenda disa orëve ose në 15 ditët e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.

Dje, ata nuk dhanë dorëheqje sepse donin t’i rregullonin disa gjëra para se të largoheshin nga posti.

Me largimin e tij pritet ndryshime të mëdha të klubi blaugranas dhe ekziston mundësia e shkarkimit të Ronald Koeman-it, pavarësisht që rezultatet nuk janë shumë negative.


Momentalisht, Barcelona renditët në pozitën e 12-të me vetëm shtatë pikë në pesë xhiro të zhvilluar./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme