Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka hedhur poshtë pyetjet rreth të ardhmes së Ernesto Valverdes duke insistuar se gjiganti në La Liga është shumë e lumtur me trajnerin.
Pavarësisht se e dërgoi Barcelonën drejtë trofeut në Kupë të Mbretit dhe tashmë afër titullit në La Liga, Valverde raportohet të ketë qenë duke menduar për të ardhmen e tij, transmeton portali arbresh.info. Por, Bartomeu ka thënë që klubi ishte i kënaqur me trajnerin pavarësisht eliminimit të tyre tronditës në Ligë të Kampionëve nga AS Roma.
“Nuk është e vërtetë. Ne jemi shumë të lumtur me të”, ka thënë ai për ‘El Larguero’. “Është projekti i tij, ne nuk jemi duke folur për këtë. Dikush e ka thënë këtë, por jo bordi ose klubi”
“Askush nuk dyshon në Valverden, jo pas Romas. Nëse rikuperoheni nga disfatat, suksesi është i sigurt. Dy tituj mbyllin një sezon të shkëlqyer”
Barcelona është me 11 pikë të pastra në krye të tabelës në La Liga para udhëtimit ndaj Deportivo La Corunas të dielën ku barazimi është i mjaftueshëm për të siguruar titullin./arbresh.info/
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...