Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se mund të luajmë në të njëjtin nivel

23:42 | 18 Shtator 2024
D.H

Interi mbylli sfidën ndaj Manchester Cityt me rezultat 0-0, në Ligën e Kampionëve.

Njeriu i ndeshjes u shpall Nicolo Barella, shkruan Arbresh.info.

Pas ndeshjes ai e vlerësoi lartë lojën e Interit duke cilësuar se janë në nivel të Cityt.

“Kjo skuadër fitoi Scudetton sezonin e kaluar dhe nuk bëri mjaftueshëm në Ligën e Kampionëve, kështu që këtë vit duam të bëjmë më shumë në Evropë,” tha Barella për Amazon Prime Video Italia.

“Ne po rritemi, kemi fituar përvojë gjatë rrugës dhe kjo na ndihmon. Ne arritëm në finale para dy vitesh, ambicia jonë është ta bëjmë përsëri, pastaj në futboll gjithçka mund të ndodhë. Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se mund të luajmë në të njëjtin nivel. Në fund, episodet pastaj vendosin rezultate”, tha italiani.

Interi ndeshjen e radhës e luan derbin “Della Madonina” ndaj Milanit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme