Barella para ndeshjes ndaj Ukrainës: “Ne duam ta mbrojmë këtë titull që e fituam me meritë”

16:35 | 19 Nëntor 2023
D.H

Italia luan nesër luan sfidën vendimtare ndaj Ukrainës për kualifikim në Euro 2024.

Të dy ekipet kanë nga 13 pikë dhe kërkojnë fitoren për kualifikim shkruan Arbresh.info.

Para ndeshjes në konferencë për media mesfushori italian, Nicolo Barella ka folur lidhur me këtë ndeshje.

Ai potencoi se Ukraina është kombëtare e fortë por që ata duan të mbrojnë titullin kampion që e kanë fituar në “Wembley”, në vitin 2021.

“Ukraina është një skuadër e fortë, por ne jemi të vetëdijshëm për aftësitë tona. Ne duam ta mbrojmë këtë titull që e fituam me meritë. Por le të kalojmë më parë këtë sfidë të vështirë. Ne jemi gati.” tha ai.

Tutje ai theksoi se Ukraina ka lojtarë të mirë por e përmendi fitoren e tyre në Milano ndeshjen e parë

“Ata kanë individualitete të mëdha në përbërje. Kanë lojtarë të shpejtë dhe teknikë. Por, ne treguam përballë tyre në Milano se nëse qarkullojmë topin, ata vuajnë”, u shpreh mesfushori i Interit.

Kujtojmë që ndeshjen e parë ndërmjet këtyre dy kombëtareve e fitoi Italia me rezultat 2-1./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme