Mesfushori i Interit, Nicolo Barrella është afër përfundimit të kontratës me “Nerazzurët”, vetëm dy vjet pas nënshkrimit të tij.
Barella është një nga mesfushorët më premtues në futbollin evropian.
Mesfushori ishte një nga lojtarët kyç në Kombëtaren e Italisë të shpallur kampion europian këtë verë.
24-vjeçari, tani është në listën e shumë gjigandëve evropian dhe kjo gjë i ka bërë kampionët aktual të Serie A që të intensifikojnë punën e tyre mbi çështjen e Barellas.
Sipas Fabrizio Romanos, skuadra e “Nerazzurëve” është shumë pranë rinovimit me mesfushorin.
Ata janë të vetëdijshëm mbi interesimin e skuadrava për transferimin e tij dhe dëshirojnë që ta parandalojnë këtë gjë duke i ofruar një kontratë të re atij.
Sipas Romanos, Barrella pritet të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare dhe do të arkëtoj rreth pesë milionë euro në sezon.
24-vjeçari u transferua te Interi në verën e vitit 2019 fillimisht në formë huazimi nga Cagliari. Në total, transferimi i tij i kushtoi “Nerazzurëve 45 milionë euro dhe vlera e tij aktuale në treg është 65 milionë./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...