Bardhi po vazhdon të punojë fortë për të qenë gati kur jeta dhe futbolli t’i kthehen normalitetit
Mesfushori shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi në një lidhje direkte me emisionin “FanZone” në Supersport, ka treguar se si po i kalon ditët në karantinë dhe përgatitjet që po bën për të mbajtur trupin në formë.
Si është situata në Spanjë?
Ashtu si në gjithë Europën, ne jemi mbyllur brenda dhe njerëzit janë ndërgjegjësuar shumë për të qëndruar në izolim. Ka shumë pak lëvizje dhe shpresoj që të kalojë sa më shpejt, pasi shëndeti i njerëzve është më i rëndësishëm.
Si po përgatitesh gjatë këtyre ditëve?
Kemi marrë programe specifike nga trajnerët dhe stafi i përgatitësve atletikë, të cilat po mundohem t’i zbatoj me përpikëri në kushtet e shtëpisë, për të ruajtur trupin në formë.
A e keni menduar të largoheni nga Spanja gjatë këtyre ditëve?
Në fakt unë jam mësuar të qëndroj vetëm, pasi jam larguar nga familja që në moshën 16-vjeçare. Gjatë kësaj kohe kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me familjen time dhe u kam qëndruar strikt ushtrimeve që na kanë ngarkuar nga klubi, ndaj nuk e kam menduar të thyej rregullat e izolimit e të largohem.
Pa koronavirusin do të luhej edhe ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ku priteshin shumë tifozë shqiptarë në stadium…
Më vjen mirë që u shty, pasi nuk do të ishte normale që të luhej pa praninë e tifozëve, siç po flitej ditët e fundit. Shpresoj që të luhet në një periudhë të qetë dhe të shijojmë një ndeshe të bukur në fushën e lojës.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...