Komuna e Prishtinës ka emëruar drejtorin e ri të Sportit.
Bëhet fjalë për Bardh Krasniqi, i cili më herët ka qenë basketbollit, ndërsa i është futur politikës me Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë dhe dashamirës të sportit,
Me shumë kënaqësi ju njoftoj me Drejtorin e ri të Sportit në Kryeqytet, Bardh Krasniqi.
Bardhi, një ish basketbollist i shquar në skenën vendore e ndërkombëtare vjen në këtë pozitë si profesionist për ta quar edhe më përpara fushën e sportit.
Ai do të punojë në ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në kryeqytet, për të mundësuar zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme e të shumta këtë vit në Prishtinën tonë, e shpallur “Qytet i Sportit”.
Po ashtu, Bardhi do të angazhohet për realizimin e projekteve për ta bërë kryeqytetin gati për “Lojërat Mesdhetare 2030”, gjë që jemi të bindur se do t’ja arrijë fal sukseseve akademike në Stamboll, dhe profesionalizmit të tij të treguar ndër vite në themelimin, menaxhimin e shumë kompanive dhe projekteve në fushën e telekomunikimit brenda dhe jashtë vendit.
Falënderoj për punën e palodhshme deri tani në drejtorinë e sportit, ish drejtorin Granit Rugova.
Drejtoria për Sport – Komuna e Prishtinës. /Arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë