Diçka e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në ndeshjen e Barcelonës si nikoqir kundër Tottenhamit.
Ndeshja e fundit në kuadër të xhiros së grupit për gjigantin katalunas ishte ajo kundër skuadrës angleze në Camp Nou mbrëmjen e së martës, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Ernesto Valverde kishte siguruar kualifikimin në fazën tjetër të kompeticionit më të madh evropian, por mysafirët kishin për çfarë të luftojnë.
Në rast të barazimit ose fitores, Tottenhami siguronte kualifikimin – gjë që ende ndodhi me përfundimin e ndeshjes baras 1 me 1, por nga ana tjetër Interi duhet të pësonte disfatës ose humbiste kundër PSV-së.
Angazhimi i skuadrës së Mauricio Pochettinos është vrejtur qartë në fushë dhe një statistikë e vërteton këtë.
Ata dominuan me 52 për qind posedim ndaj Barcelonës që kishte 48 për qind të posedimit të topit në Camp Nou.
Kjo është hera e parë që nga viti 2006 që Barcelona humb luftën për posedim në një ndeshje në Ligë të Kampionëve në fazë të grupeve.
Në këtë ndeshje, Dembele kishte shënuar golin e epërsisë për “Blaugranët” ndërsa shifrat ishin barazuar në minutat e fundit të takimit nga mesfushori Lucas./arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet