Google ADS

Barcelona zyrtarizon Xavin si trajnerin e tyre më të ri

08:24 | 6 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Mëngjesin e së shtunës, klubi spanjoll, Barcelona ka bërë zyrtarizimin e Xavit si trajneri i tyre më i ri.

Ai do të jetë në qytetin spanjolle brenda disa orëve, ndërsa do të prezentohet të hënën.

Njoftimi zyrtar i Barcelonës:

“FC Barcelona ka arritur marrëveshje me Xavi Hernandez që të jetë trajneri i skuadrës së parë për pjesën e mbetur të sezon, si dhe për dy vite të tjerë, deri në qershor të vitit 2024”.

“Pritet që Xavi Hernandez të mbërrijë gjatë këtij vikendi në Barcelonë, ndërsa të hënën më 9 nëntor të bëhet prezantimi i tij si trajner i skuadrës së Barcelonës. Ai do të prezantohet në ‘Camp Nou’ në një event të hapur para tifozëve”.

Ndërsa edhe Xavi ka folur pasi ka marrë drejtimi e klubit katalanas.

“Camp Nou ka qenë gjithmonë shtëpia ime. Fansat e Barcelonës janë njerzit e mij, ‘mi genta’. Barça, klubi që dua. Dhe tani jam rikthyer në shtëpi. Shihemi së shpejti, Barcelona.

Ai pritet të arrijë në Kataluni gjatë ditës së sotme pas nënshkrimit të kontratës deri në qershorin e vitit 2024./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme