Vitor Roque edhe zyrtarisht është lojtar i Barcelonës.
Klubi katalan përmes një postimi në rrjetet sociale e ka konfirmuar ardhjen e sulmuesit brazilian.
𝖳 𝖧 𝖤
𝖡 𝖫 𝖠 𝖴 𝖦 𝖱 𝖠 𝖭 𝖠
𝖯 𝖫 𝖠 𝖭 𝖤 𝖳 🐅 pic.twitter.com/ttHvYSOLrU— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 12, 2023
18-vjeçari tërhoqi interes nga disa klube elitare, përfshirë Manchester United, përpara se të pranonte t’i bashkohej kampionëve spanjollë.
Barcelona do të paguajë 30 milionë euro fikse plus 31 milionë euro në bonuse për Vitor Roque dhe klubi brazilian do të mbajë 20% të çdo shitje të ardhshme.
Lojtari brazilian do të nënshkruajë për një sezon më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht dhe është angazhuar për klubin katalanas deri në qershor të vitit 2030, ku do të ketë një klauzolë lirimi prej 500 milionë euro.
Edhe pse Barça fillimisht kishte planifikuar të përpiqej ta nënshkruante atë këtë verë, me kusht që të mund ta përshtatnin atë përmes lojës së drejtë financiare, si Barça ashtu edhe Athletico Paranaense kanë rënë dakord gjithashtu që 18-vjeçari të mbërrijë në Barcelonë sezonin e ardhshëm./Arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?