Çështja ‘Negreira’ ka marrë përmasa edhe më të mëdha, ndërsa tani problemet për Barcelonën janë serioze. Klubi katalanas është zyrtarisht i akuzuar për korrupsion, teksa janë zbuluar provat ku skuadra spanjolle ka kryer pagesa të majme për gjyqtarët e futbollit atje. E thënë më thjeshtë pagesat e bëra ndaj Negreiras dhe miqve të tij përbëjnë një krim, për të cilin tashmë do të jetë gjykata ajo që do të thotë fjalën e fundit.
Gjyqtari i çështjes, Joaquin Aguirre të cilit i është ngarkuar çështja në fjalë, ka pohuar se bëhet fjalë për pagesa të cilat shkojnë në 7.5 milionë euro nga klubit katalanas në drejtim të Jose Maria Enriquez Negreira, i cilia ka mbajtur rolin e zëvendëspresidentit të komitetit teknik të gjyqtarëve. Të përfshirë në këtë ngjarje janë ish-drejtuesit e Barcelonës, konkretisht Bartomeu dhe Rosell, së bashku me Negreiran dhe djalin e tij.
Në dokument thuhet se asnjërit prej personazheve të cilët mbajnë poste publike nuk duhet t’u dërgohen pagesa, për faktin se cilësohen ryshfet dhe ndikim i drejtpërdrejtë në performancën e tyre. Më tej, ish-krerët e grupit të gjyqtarëve të futbollit kanë pastruar para, nga të cilat po ashtu lindën dyshimet për skandalin në fjalë. Kujtojmë se Negreira u largua nga posti në vitin 2018, ku menjëherë kërcënoi Bartomeun se nëse nuk do të vijonin ta paguanin, ai do të publikonte fakte që do ta groposnin klubin./euronews.al
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...