Barcelona vihet pas mesfushorit të Liverpoolit

18:30 | 28 Gusht 2024
D.H

Mesfushori i ri i Barcelonës, Marc Bernal ka pësuar një lëndim të rëndë duke humbur sezonin ende pa filluar mirë.

Kështu skuadra blaugrane ka filluar të mendoj për zëvendësimin për këtë sezon, shkruan Arbresh.info.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano klubi spanjoll i ka dërguar ofertë Liverpool në formë huazimi për mesfushorin Stefan Bajcetic.

Barcelona ia ka ofruar Liverpoolit katër milionë euro për huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit.

Blaugranat dëshirojnë të mbajnë mesfushorin e ‘The Reds’ në huazim duke mos i obliguar ata të blejnë në sezonin e ardhshëm./Arbresh.info

Të ngjashme