Barcelona vendos çmim për shitjen e Lewandowskit

23:15 | 25 Dhjetor 2023
D.H

Barcelona mund të shesë Robert Lewandowski në verë, raporton Alfredo Martinez i Diario Sport.

Teksa njw kalim i sulmuesit në Arabinë Saudite duket një opsion i mundshëm, shkruan Arbresh.info.

Klubi katalunas tashmë ka kontaktuar një agjent arab për të zbuluar nëse lëvizja mund të ndodhë.

Lojtari me sa duket nuk ka në plan të largohet nga Barcelona pasi është i lumtur në klub dhe në qytet.

Katalunasit do të pranonin oferta prej rreth 30 milionë euro për sulmuesin me performancë të dobët, kwtw sezon.

Ai ka shënuar vetëm 9 gola deri më tani këtë sezon.

Marrëveshja aktuale e 35-vjeçarit me Blaugranasit skadon vetëm në vitin 2026. Dy palët kanë një opsion të zgjatjes së kontratës për një vit shtesë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme