Barcelona do ta shesë të drejtën për emërimin e stadiumin Camp Nou për një vit, në tentim për të grumbulluar para për luftën kundër koronavirusit.
Bordi drejtues i klubit katalonas të martën bëri të ditur se klubi do ta dhurojë të gjithë shumën e grumbulluar nga shitja e të drejtës për emërimin e stadiumit për kauzën e luftimit të virusit Covid-19, transmeton Gazeta Express.
Camp Nou është stadiumi më i madh në Evropë me më shumë se 99 mijë ulëse. Që kur është hapur stadiumi në vitin 1957, asnjëherë s’ka pasur sponsor.
“Ne duam ta dërgojmë një mesazh universal. Për herë të parë dikush do të ketë mundësi ta vendosë emrin e vet në Camp Nou dhe paratë do të shkojnë për bamirësi e jo për Barcelonën”, ka thënë zëvendëspresidenti Jordi Cardoner për The Associated Press.
“Iniciativa erdhi pas situatës emergjente. Ne mendojmë se dueht të përgjigjemi shumë shpejt ndaj kësaj situate”.
Klubi kishte planifikuar ta shesë të drejtën e emërimit të stadiumit për herë të parë për sezonin 2023/24. Ky plan mbetet ende në synimet e klubit, që synon që në këtë mënyrë do t’i fitojë deri në 300 milionë euro.
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...