Google ADS

Barcelona u pagua vetëm që Messi dhe Neymar të luajnë kundër Man United në vitin 2017

21:14 | 5 Nëntor 2018
Arbresh Info

Gazeta gjermane ‘Der Spiegel’ ka publikuar disa raste mjaftë interesante në botën futbollit gjatë ditëve të fundit.

Javën e kaluar, ata zbuluan se një numër i madh i top klubeve evropiane kanë zhvilluar bisedime në formë sekrete për lansimin e Superligës Evropiane në vitin 2021, transmeton portali arbresh.info.

Real Madridi, AC Milani, Arsenali, Barcelona, Bayern Munichu, Juventusi dhe Manchester United janë duke konsideruar largimin nga ligat e tyre kombëtare për krijimin e një lige të re.

‘Der Spiegel’, në bashkëpunim me ‘Football Leaks’, thotë gjithashtu që Manchester Cityt dhe Paris Saint Germainit i ishte lejuar t’i thyenin rregullat e FFP-së

Ata kanë zbuluar disa detaje mjaftë negative që kanë ndodhur në botën e futbollit.

Në fakt, presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino, duket se i ka ndihmuar Manchester Cityt dhe PSG-së për t’iu shmangur dënimeve nga FFP gjatë kohës së tij në UEFA.

Gazetari i ‘BBC Sport’, Simon Stone ka zbuluar tani një tjetër pjesë interesante nga informatat e ngjarjeve të zbuluara nga ‘Der Spiegel’.

Marrëveshja Messi, Neymar dhe Suarez

Me sa duket, gjiganti në La Liga, Barcelona ka pranuar një pagesë prej 4 milionë dollarë kur ata kanë luajtur me Manchester United në Uashington dhe 9.75 milionë dollarë për ndeshjen kundër Real Madridit në Miami gjatë vitit 2017.

“Blaugranët” ishin duke garuar në International Champions Cup, event mjaftë luksoz për tu luajtur. Por, Barcelona duhet të kishte plotësuar disa kërkesa në mënyrë për të pranuar pagesat e plota dhe ato kishin të bënin me tre yjet e tyre, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në ‘Der Spiegel’, në marrëveshja ka pasur klauzola që do të thonin se Barcelona nuk do të pranonte pagesat e plota nëse Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar nuk do të luanin.

Sidoqoftë, në formë aspak befasuese të tre ishin startues në dy ndeshjet.

https://twitter.com/sistoney67/status/1059473263389302785

Kjo ju bënë të mendoni rreth marrëveshjeve të tjera sekrete që ndodhin në baza ditore në botën e futbollit.

Kush do të mendonte që Barcelona do të paguaj vetëm për tu siguruar që Messi, Neymar dhe Suarez të luajnë të tre në dy ndeshjet?

Sigurisht, të tre lojtarët, të njohur ndryshe si ‘MSN’ para se Neymar të largohej për transferim në Paris Saint Germain, janë tre nga emrat më të mëdhenj në këtë lojë.

Dhe padyshim se ka pasur njerëz shumë të rëndësishëm që kanë qenë në gjendje të paguajnë shuma të mëdha të hollash për të siguruar pjesëmarrjen e tyre aty./arbresh.info/

Të ngjashme