Barcelona transferon super mesfushorin

08:53 | 11 Korrik 2018
Arbresh.info

Barcelona është shumë afër transferimit të Adrien Rabiot.

Barcelona tashmë është e bindur se do t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit francez dhe e shikojnë si zëvendsues i Paulinhos.

“Marca” shkruan se drejtuesit e klubit katalan janë nisur për në Paris për të formalizuar bisedimet për transferimin e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot.

Kujtojmë se nga mesfusha e Barceloëns, është larguar edhe legjenda e futbollit, Andres Iniesta, i cili u transferua në Japoni.

Rabiot mund të jetë një blerje më e mirë dhe më e lehtë për faktin se PSG është i detyruar të shesë për të përmirësuar bilancin financiar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme