Raportet sugjerojnë që vendimi i Philippe Coutinhos për të marrë fanellën me numër 14 te Barcelona zbulon që klubi është i përgatitur për të transferuar yllin e Atletico Madridit, Antoine Griezmannin.
Arda Turan u largua nga Barcelona këtë muaj duke lënë të lirë fanellën me numër 7, ndërkohë që Coutinho dukej se i përshtatej atij numri duke marrë edhe parasysh rolin e tij në skuadër, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ‘Don Balon’ pretendon që Barcelona është duke përgatitur transferimin e Antoine Griezmannit gjatë verës dhe do t’i dhuroj atij fanellën me numër 7, të cilin lojtari është duke e bartur aktualisht te klubi i tanishëm.
Kjo vjen pas një numri të madh spekulimesh që Barcelona është duke kërkuar shërbimet e Griezmannit, i cili ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë në La Liga brenda viteve të fundit.
Pas humbjes së Neymarit verën e kaluar dhe derisa Luis Suarez është duke shfaqur shenja të moshës për shkak të rënies së formës, transferimi i francezit do të ketë kuptim të madh për gjigantin katalunas./arbersh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...