Barcelona ka shfaqur shenja jete në këtë merkato të transferime pasi kanë kontaktuar me agjentin e shënjestrës kryesore të tyre, Ousmane Dembele.
Kontakti ndërmjet palëve tashmë është bërë, por tani një ofertë prej 90 milionë euro, e cila mund të jetë më shtrenjta në historinë e Bundesligas, është shtruar në tavolinë, transmeton portali arbresh.info.
Drejtori sportiv Robert Fernandez dhe agjenti i Dembeles, Moussa Sissoko, janë takuar gjatë fundjavës për të vendosur rreth marrëveshjes.
Figura kyçe në Barcelonë, si ambasadori Eric Abidal kanë vlerësuar lartë talentin e ri në moshë.
“Ai do të përshtatej shumë mirë në klub”, ka thënë Abidal kur është pyetur rreth anësorit./arbresh.info
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...