Lëndimi i Gavit me Përfaqësuesen e Spanjës ka qenë një goditje e madhe për Barcelonën, pasi mesfushori i talentuar ka qenë një nga pikat e forta të katalunasve këtë edicion.
Menjëherë pasi klubi katalunas ka kuptuar se nuk do ta kenë Gavin në dispozicion nga shtatë deri në nëntë muaj, kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e tij.
Një opsion interesant i katalunasve është rikthimi i ish-mesfushorit të tyre, Thiago Alcatanta i cili aktualisht është pjesë e Liverpoolit.
Gazeta katalunase Sport ka raportuar se Thiago ka një kosto të ulët duke marrë parasysh se i skadon kontrata në verë me Liverpoolin dhe mund të arrihet një marrëveshje qysh në afatin kalimtar të janarit.
32-vjeçari ende nuk ka luajtur këtë edicion shkaku i lëndimit, por ai pritet të rikthehet në fushë në muajin dhjetor.
Tani rikthimi i Thiago Alcantaras te Barcelona është një mundësi shumë e mirë me tifozët katalunas që mezi po presin një gjë e tillë të bëhet realitet pasi spanjolli ishte një idhull në Camp Nou para largimit nga Barça.
Thiago e filloi karrierën e tij në Akademinë La Masia të Barçës përpara se të transferohej te Bayern Munich në vitin 2013 për 25 milionë euro. /Telegrafi/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...