Barcelona duhet të shesë këtë verë në mënyrë që t’i japë vetes shanset më të mira të mundshme për t’u rikthyer në rregullin 1:1 të La Ligës, gjë që do të lejonte nënshkrimet të bëhen pa kufizime financiare.
Kjo do të jetë thelbësore duke qenë se është afati i parë e transferimit të Hansi Flick, kështu që largimet do të duhet të organizohen.
Fusha kryesore në të cilën Barcelona mund të përballojë të largojë lojtarë është qendra e mbrojtjes, ku ata kanë tetë opsione që konkurrojnë për dy pozicione.
Ronald Araujo, Jules Kounde, Pau Cubarsi, Andreas Christensen dhe Inigo Martinez ishin aty sezonin e kaluar, Eric Garcia dhe Clement Lenglet po kthehen nga huazimet, ndërsa Mikayil Faye mund të promovohet nga ekipi B.
Sipas gazetës Sport, Barcelona do të kërkojë të shesë të paktën një nga këta lojtarë, megjithëse mund të përfundojë duke shitur dy ose tre.
Lenglet është kandidati i dukshëm për t’u larguar, por një largim i përhershëm duket i pamundur pasi francezi nuk dëshiron të shkojë në Arabinë Saudite. Araujo, Kounde, Garcia dhe Faye gjithashtu janë lidhur me largime.
I vetmi lojtar që Barcelona e konsideron të paprekshëm është talenti Pau Cubarsi, i cili së fundmi ka nënshkruar një kontratë të re trevjeçare.
Adoleshenti do të jetë një shtyllë në mbrojtjen e tyre për shumë vite në vijim, ndaj nuk do të shitet në asnjë rrethanë. /Telegrafi/
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...