Google ADS

Barcelona sonte kërkon finalen e Superkupës së Spanjës

17:57 | 11 Janar 2024
D.H

Barcelona sonte do të luaj ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës ndaj Osasunës.

Kjo ndeshje fillon nga ora 20:00, shkruan Arbresh.info.

Blaugranat synojnë kualifikimin për në finale dhe për të mbrojtur trofeun që e fituan sezonin e kaluar.

Në këtë ndeshje Barçës do ti mungojnë Ter Stegen, Gavi dhe Marcos Alonso që janë të lënduar tash e disa kohë.

Barcelona në katër ndeshjet e fundit zyrtare nuk njeh humbje ku ka tre fitore e një barazim, ndërsa Osasuna hynë në këtë ndeshja pas kalimit në raundin e 1/8 së finales së Copa del Rey, do të tentojë të shkaktojë befasi dhe të kualifikohet në finale.

Fituesi i kësaj ndeshje do të përballet të dielen në finale ndaj Real Madridit që eliminoi Athletico Madridin natën e mbrëmshme duke e mposhtur me rezultat 5-3 pas vazhdimeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme