Ish presidenti i Barcelonës, Joan Gasparta beson se gjiganti spanjoll është shumë i varur në Lionel Messin pas eliminimit të tyre në duart e AS Romas mbrëmjen e së martës.
Kampioni i pesëfishtë evropian vizitoi Roman në ndeshjen e dytë të çerekfinaleve në Ligë të Kampionëve duke udhëhequr me rezultat 4 me 1, por skuadra e Eusebio Di Francescos arriti të rikthej duke realizuar tri gola si nikoqir, transmeton portali arbresh.info.
Kjo bëri që gjiganti italian të kualifikohej tutje duke arritur në gjysmëfinale për herë të parë që nga viti 1984. Gaspart, i cili drejtori gjigantin katalunas në fillim të këtij shekulli, nuk ishte i kënaqur që skuadra e tij po varet shumë në krahët e Messit.
“Messi nuk mund ta fitoj Ligën e Kampionëve i vetëm”, ka thënë ai për ‘Radio Marca’. “E kam shumë neveri rezultatin e asaj mbrëmje, ishte një natë shumë e keqe për Barcelonën, por ky është futbolli dhe ju duhet ta pranoni këtë”
“Sa i përket Barcelonës, ne tani mund të fokusohemi në kompeticionet që na kanë mbetur pas asaj mbrëmje, ky sezon është i suksesshëm për ne dhe jo një dështim”
“Ne mund të garojmë për titull në ligë, ne mund të fitojmë kupën dhe ne kemi arritur në çerekfinale të Ligës së kampionëve – duhet të veprojmë kështu çdo sezon”
Barcelona e Lionel Messit do të përballet pasditen e sotme (e shtunë) në Camp Nou kundër Valencias./arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...