Barcelona është shumë afër që në verë të transferojë sulmuesin e Inter-it, Lautaro Martinez.
Klauzola e Martinez është 111 milionë euro dhe kjo vlerë e madhe është duke i shkaktuar probleme gjigantit blaugranas, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Mundo Deportivo, Barceloan do ofrojë Arthuro Vidal, Nelson Semedo dhe Ivan Rakitic për shërbimet e argjentinasit.
Thuhet se është ‘luftë’ mes Barcelonës dhe Real Madrid-it për shërbimet e Martinez, derisa lojtari preferon të transferohet në “Camp Nou”.
Martinez për gjigantin italian ka shënuar 16 gola në 31paraqitje dhe ka qenë impresionues në garat evropiane duke shënuar pesë gola në Ligën e Kampionëve.
Kontrata e Martinez skadon në qershor të vitit 2023 dhe thuhet se Inter nuk dëshiron ta shesë në verë, por Barcelona është duke bërë presion./arbresh.info.
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...
Një anëtar i shtabit teknik të Hungarisë në gjendje të rëndë
Kurti: Në qeverisjen tonë, komuniteti egjiptian ka qenë përf...
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan