E ardhmja e sulmuesit francez, Antoine Greizmann, është larg Atletico Madrid çdo ditë e më shumë.
Francezi ka vendosur për të kaluar në Barcelonë në verën e ardhshmë dhe tashmë klubi katalan është në bisedime të avancuara me Atletico Madrid, transmeton arbresh.info.
Ylli i ‘los colchoneros’ dëshiron të largohet nga Madridi pasi nuk arriti të largohet në verën e kaluar, për shkak të dënimit që kishte marrë klubi madrilen nga FIFA.
Sipas Mundo Deportivo, Barcelona është në ‘pole position’ për të nënshkruar me sulmuesin dhe se tashmë ekziston një marrëveshje.
Greizmann ishte shumë afër kalimit në Manchester United verën e kaluar por që FIFA ia mohoi.
Sipas këtij raporti të Mundos, 26 vjeçari është i lumtur për këtë kalimi pasi do të luajë me Andres Iniesta, Lionel Messi dhe Lionel Suarez.
Ish anëtari i Real Sociedadit në këtë sezon ka shënuar vetëm një gol. /arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...