Barcelona shumë afër marrëveshjes me Bernardo Silvan

13:49 | 9 Gusht 2022
K.B

Barcelona ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për mesfushorin ofanziv, Bernardo Silva.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet e afërta me klubin anglez, shuma për të cilën janë dakorduar palët është diku rreth 80 milionë euro.

Portugezi tashmë e ka ndarë mendjen për t’u larguar dhe ky transferim duket se nuk ka kthim prapa.

Silva do të jetë “qershia mbi tortë” e një merkatoje të jashtëzakonshme të katalunasve të cilët kanë shpenzuar me bollëk për të qenë rivalë të denjë për secilën nga garat e mundshme këtë sezon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme