Barcelona shtron ofertë madhështore për Neymar pas katër orësh bisedime

22:29 | 27 Gusht 2019
Arbresh Info

Barcelona ka bërë një ofertë prej 170 milionë euro për të siguruar rikthimin e Neymar në Camp Nou.

Kampioni i Spanjës është duke diskutuar mundësinë me disa lojtarë për të shkuar në drejtim të kundërt dhe Ousmane Dembele është njëri nga emrat e përmendur, transmeton portali arbresh.info.

Delegacioni i Barcelonës, përfshirë këtu Eric Abidalin dhe drejtorin ekzekutiv Oscar Grau, kanë zhvilluar pasditen e sotme (e martë) katër orë bisedime me drejtorin sportiv të Paris Saint Germain, Leonardon, dhe menaxherin e përgjithshëm Jean Claude Blanc.

https://twitter.com/FutureMessi_FCB/status/1166402469796155393?

Tarifa e propozuar do të paguhet në dy këste. Dy palët kanë dështuar për të arritur një marrëveshje gjatë bisedime ndonëse bisedimet mendohet të kenë qenë pozitive dhe Neymar dëshiron që marrëveshje të arrihet.

Sulmuesi 27-vjeçar iu bashkua PSG-së nga Barcelona në vitin 2017 për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro.

Drejtori i Barcelonës, Javier Bordas, i cili ishte pjesë e delegacionit, ka konfirmuar në aeroportin El Prat se janë afër marrëveshjes.

Real Madridi është gjithashtu i interesuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme