Ndërprerja e futbollit për shkak të përhapjes me shpejtësi të coronavirusit u ka shkaktuar dëme të shumat ekonomike klubeve të futbollit.
Së fundi klubet po mendojnë ndërprerjen e pagave për kohën që futbollistët nuk luajnë.
Sipas mediave katalane edhe në klubin e Barcelonës po mendojnë që të mos paguajnë lojtarët për periudhën që ata nuk do të jenë në aktivitet, që llogaritet rreth një muaj.
Nëse rinisja e stërvitjes do të bëhet në afatet e parashikuara, atëherë nuk do të ketë problem.
Natyrisht që nëse gjithçka miratohet, atëherë klubi katalan do të mund të kursente shifra të majme, pasi shumë prej futbollistëve paguhen shifra rreth 1 milion euro në muaj.
? Los sueldos de los jugadores del Barça podrían verse afectados ante la falta de ingresos.
A escala financiera la entidad no puede permitirse el lujo de detenerse.https://t.co/p2UTO3BzYQ por @JoanjosepPallas #coronavirus #Covid_19 https://t.co/p2UTO3BzYQ
— La Vanguardia (@LaVanguardia) March 20, 2020
Lionel Messi merr tri herë më tepër se kaq, pasi pagat e tij vjetore prek shifrën e 40 milionë eurove.
Buxheti i miratuar së fundmi prej 1,04 miliard euro, ka fatura të pagave, duki rreth 61 për qind të buxhetit të përgjithshëm.
Në total, 507 milionë euro në vit paguhen rroga dhe 135 të tjera shkojnë për pjesët përcjellëse të tyre. /Telegrafi/
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...