Google ADS

Barcelona shqyrton mundësinë e transferimit shokues të Asensios nga Reali

08:04 | 20 Shtator 2022
K.B

Barcelona është duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit të Marco Asensios nga Real Madridi – njofton Mundo Deportivo.

26-vjeçari do të jetë lojtar i lirë në verën e ardhshme dhe ishte pranë largimit nga Los Blancos gjatë kësaj vere, me Milanin, Arsenalin e Newcastle United, ndër klubet e interesuara.

Meqenëse nuk pati oferta konkrete nga klubet e përmendura, ai qëndroi në Santiago Bernabeu, përkundër zhgënjimit për minutazh të shkurtë nga Carlo Ancelotti.

Barcelona vazhdon të jetë në kërkim të lojtarëve për përforcimin e skuadrës dhe janë shumë të interesua për Asension.

Në janar, futbollisti do të jetë i lirë për të biseduar me klubet e interesuara, prandaj Reali mund ta mendojë shitjen e tij që në afatin dimëror duke mos dashur ta lejojë të largohet me parametrat zero në verë – sidomos te rivali i përbetuar.

Sipas Mundo Deportivo, mosha, niveli dhe përshtatshmëria taktike e Asensios, e bëjnë atë lojtarin e duhur për taktikat e Barcelonës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme