Edhe pse nga muaji mars u prekën nga pandemia me coronavirus, klubet në Evropë kanë arritur të fitojnë shuma të majme nga shitja e fanellave.
Viti 2020 ka qenë më i pazakonti në shekullin 21-të, pasi virusi global detyroi që shumë aktivitetet të ndërpriten dhe bota të kishte pushim.
Sipas FootyHeadlines, Barcelona ka arritur të shesë mbi gjashtë milionë fanella nëpër botë, duke rrëmbyer kështu vendin e parë.
Në vendin e dytë renditet Bayern Munichu që po ashtu ka shitur mbi gjashtë milionë fanella, e Chelsea qëndron mbrapa Bavarezëve në të tretin.
Manchester United, Real Madridi, Paris Saint-Germaini dhe Arsenali, kanë arritur të shesin mbi pesë milionë fanella në këtë vit.
Derisa, Atletico Madridi, Juventusi dhe Milani, kanë realizuar mbi katër milionë shitje fanellash për vitin 2020.
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë
Shitet limuzina e blinduar e presidentit amerikan
Deschamps do të largohet nga Franca pas Kupës së Botës
“Sikur të fikeshin kamerat, Rozanën do ta…”/ Të tjera koment...