Barcelona vazhdon të luftojë për titull kundër Real Madridit në La Liga. “Blaugranët” ka shijuar për herë të parë kreun në tabelë pas tre muajve, me disfatën e tmerrshme që i shkaktoi këtë të shtunë Deportio Alves.
Gjiganti katalunas regjistroi fitore me rezultat të thellë 6 me 0 në takimin e xhiros së 22 në La Liga kundër Deportivo Alaves të zhvilluar në “Estadio de Mendizorroza”, shkruan portali arbresh.info.
Luis Suarez (37′) (67′), Neymar (40′), Lionel Messi (59′) dhe Alexis me autogol (63′) ishin golashënuesit e këtij takimi të rëndësishëm për skuadrën e Luis Enriques.
Pas kësaj fitore me rezultat të thellë, Barcelona qëndron në krye me dy pikë më shumë se Real Madridi, i cili do të takohet sonte me Osasunan./arbresh.info
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza