Sipas raporteve nga Spanja, Barcelona do të shes deri në pesë lojtarë për të krijuar fonde në transferimin e Philippe Coutinhos.
Braziliani është shënjestra kryesore e klubit për merkaton e ardhshme të transferimeve, por ata duhet të paguajnë rreth 125 milionë funta dhe Liverpooli ka vendosur si afat përfundimtar datën 3 janar për të vendosur për të ardhmen e lojtarit, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, në mënyrë për të nënshkruar me Coutinhon, Barcelona do të ketë nevojë të shes disa lojtarë të skuadrës për të siguruar të hollat.
Bazuar në gazetën spanjolle ‘Sport‘, ata duhet të shesin pesë lojtarë për të arritur shifrën që kërkohet nga gjiganti në Premierë Ligë për mesfushorin brazilian.
Rafinha, Deulofeu, Vidal, Arda Turan dhe Mascherano janë pesë lojtarët që gjiganti katalunas do t’i shes në merkaton e muajit janar për të transferuar Coutinhon./arbresh.info/
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...