Barcelona – SD Eibar, katër gola për nëntë minuta (VIDEO)

23:22 | 19 Shtator 2017
Arbresh Info

Në ndeshjen e xhiros së pestë në La Liga ndërmjet Barcelonës dhe SD Eibarit nuk kanë të ndalur golat.

Pas dy golave nga Barcelonë në pjesën e parë Paulinho (38′) dhe Lionel Messi (21′ pen), pjesa e dytë ka filluar me një tempo edhe më të lartë, shkruan portali arbresh.info.

Denis Suarez realizoi për 3 me 0 në minutën e 53′, por SD Eibari u përgjigj menjëherë duke shënuar për 3 me 1 në minutën e 57′.

Lionel Messi më pas shënoi dy gola të shpjeta.

Sulmuesi argjentinas shënoi në minutën e 59′ për 4 me 1, por vetëm tre minuta më vonë realizoi sërish (62′)./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme